Operacioni në Shkodër, Haki Çako: Si negociuam me të sëmurin psikik, Aishta

460
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, ka treguar nga Shkodra me telefon, se si vrasja e Ruzhdi Aishtës u bë e pashmangshme dhe se si gjatë gjithë natës ai qëllonte pa pushim.
Po ashtu, ai rrëfen se ishte person me sëmundje psikike dhe vlerëson ndihmëm e familjarëve dhe banorëve të fshatit.
“Qëkurse jeni në dijeni, – tha Çako, – që prej orës 19:00 të ditës së djeshme, forcat e Drejtorisë së Shkodrës dhe forcat e RENEA-s qenë në gatishmëri të plotë për një ngjaje të ndodhur në Oblik dhe denoncimit të familjes së të plagosurit, që ishte i afërm i Ruzhdi Aishtës.
‘Sikurse dihet, u morën të gjitha masat për kapjen e tij, por ai hapi zjarr ndaj policisë dhe aty humbi jetën edhe komandanti i FNSH-së, Simon Gjeta. Gjej rastin të ngushëlloj këtu familjarët e tij ‘ u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.
Sigal