Rrihet drejtoresha e një gjimnazi në Tiranë. Zbardhet ngjarja

171
Drejtoresha e një gjimnazi në Tiranë është goditur nga nëna e një prej nxënësve të shkollës.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se kanë arrestuar 46-vjeçaren Ardiana H., e cila ka goditur drejtoreshën e një gjimnazi.

Sipas policisë, një ditë më parë u arrestua Ardiana H., 46 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dy adoleshentë H. H., 18 vjeçe dhe G. H., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, tek ambientet e brendshme të një shkolle, shtetësia Ardiana H. (nëna e shtetasit G. H., nxënës i kësaj shkolle), ka goditur drejtoreshën e kësaj shkolle, shtetasen V. G., ndërsa 18-vjeçarja me inicialet H. H., ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës duke e dëmtuar.

Gjithashtu këta tre persona e sipërpërmendur, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë veprimeve të tyre procedurale.