Përzënia e vonuar e delenxhinjve që e përdorën PD si “çiflik” privat

713
Përparim HALILI
Sot janë “të tretat” e rebelimit që kanë nisur nga jashtë PD, një grup i rikthyer në anëtarë të thjeshtë të PD pas 12-16 e 20 vitesh deputetë. Duke harxhuar “lekët e bukës së fëmijëve”, ata kanë nisur të dalin dy e nga dy me barazi gjinore nëpër ekrane, duke bërë paralajmërime e presione për “qamet në PD”. Po flasin nëpër konferenca shtypi, nëpër salla hotelesh e motelesh me ëndrrën e tyre dëshpëruese, se “do të bëjnë namin për shpëtimin e PD”, kur në fakt ata janë përjashtuar nga sundimi prej deputetllëku! Në fakt, reagimi i tyre i shkrehur, po ofron një mundësi të artë pozicionimi produktiv, për drejtuesin aktual të PD dhe ekipin e tij, 80% e të cilit janë aq vjeç, sa të përzënët kanë vite si deputetë të kësaj partie! Nëse ata paralajmërojnë, se pas përzënies së merituar të tyre nga parlamenti “do të bëhet qameti brenda PD”, pikërisht këtyre u duhet kujtuar, se nuk është “qamet” largimi i tyre, madje është një zëvendësim i vonuar në kolltukët e parlamentit. Ata u nxorën nga grupi parlamentar i PD si “pako postale”, ashtu siç faktikisht u desantuan në vitin 1990 nga shoqata e vullnetarëve të Enverit dhe Komiteti Qendror i Rinisë Komuniste. Siç u vetë-larguan në vitin 1992, pas dështimit të lëvizjes së rekomanduar e të instruktuar karrieriste-mocioniste me logo “Cekiste-Imamiste”, për të uzurpuar kupolën e PD. U përzunë si “hiç”, ashtu siç u katapultuan në PD nga “hiçi”, me porosi familjare këshilltarësh presidencialë në vitin 1995, paçka se nuk dinin as se ku ishte selia e PD, se cilët ishin drejtuesit e saj, se çfarë programi e statuti kishte e, madje edhe se në çfarë date ishte krijuar kjo parti! U përzunë nga listat e deputetëve, ashtu siç u rikthyen në krye të PD dhe u graduan deputetë në vitin 2005, pasi prej 10 vitesh kishin ngritur mediat, armët e tanket kundër PD në vitin 1997! Po cilët janë këta? Më kujtohet momenti, kur këta u graduan deputetë, anëtarë kryesie, nënkryetarë e sekretar të PD, duke ardhur nga pazaret e ish-klikës sunduese të PD, nga “Puseta e ujërave të zeza” me emrin “Soros”, nga lista e dosjeve të ish-“Shtëpisë së gjetheve” dhe në vitin 2005 edhe nëpërmjet KOP-it, në logon e të cilit nga spiker lajmesh, magazinier peshku, brigadier silazhi, roje xhamish e kishash dhe “kronikanë suksesesh” të firmave piramidale, u bënë edhe ministra, ndërkohë që qindra intelektualë potencialë e të ndershëm me kontribute në PD që prej themelit të saj, spostoheshin nga “këta letra pa vlerë”! Arbeni, Jozefina, Ritvani, Astriti, Majlinda, Ridvani, këta rebelues të lënë jashtë listës së deputetëve, kanë nisur të ulërijnë nga “bregu” si ata bashkë-udhëtarë të përjetshëm pushtetesh të kësaj partie, të cilët pas 12, 16 e 20 vitesh, “kapitaneria e tragetit” PD dhe udhëtarët e saj (anëtarët), i kanë larguar nga bordi, për arsye se kanë punuar për ta shpuar e mbytur atë! Historia e tyre njihet dhe është denoncuar publikisht edhe brenda PD nga anëtarësia dhe intelektualët e kësaj partie, të cilët kanë qenë viktima të prapaskenave të këtij grupi. Njihen e kanë dhënë prova, si individë aq të moralshëm e njerëzor, sa “për pushtet vrasin edhe babanë e tyre”! Janë emra, që janë katapultuar në PD pa asnjë kontribut, madje edhe me kontribute ekstremiste për shkatërrimin e saj. Janë ata, që nuk krijuan struktura drejtuese, por banda private në krye të PD, që përdhosën moralin dhe statutin e kësaj partie prej më se 20 vitesh! Dhe tani, dalin e flasin për moralin politik dhe zbatimin e Statutit të PD, për këshillin Kombëtar, për kryesinë e PD, të cilat pikërisht këta , i kanë përdorur si “kobure” për eliminimin e kundërshtarëve të tyre rival potencial e të ndershëm në parti! Përse nuk foli Arben Imami ose “gjenerali i zi grek”, siç e ka quajtur edhe Jozefina në vitin 2005, kur Berisha e riktheu në krye të PD me poste drejtuese, paçka se kishte djegur teserën dhe flamurin e PD në vitin 1992, pas largimit nga partia? Përse duhet të ishte e të jetë në PD e për më tepër deputet, ky batakçi që ka bërë orgji me të gjitha partitë politike, vetëm e vetëm për të kapur poste drejtuese si deputet e ministër, kur në vitin 1997 u vetë-gradua “Gjeneral ushtarak i rebeluesve të Jugut”, me “Korpus” në Sarandë dhe me zyrë në një Jaht Grek, të dërguar me porosi nga Korfuzi! A mund të besohet ligjërimet dhe përbetimet e këtij delenxhiu, i cili në vitin 1997 ka hequr dhe djegur Flamurin Kombëtar Shqiptar, duke e zëvendësuar me flamurin grek, ngulur edhe mbi tanket që i rrëmbeu ushtrisë shqiptare! Dhe befas, në mënyrën më të turpshme, ish-drejtuesit e graduan ministër të Mbrojtjes, ndërkohë që para vitit 2005, për shërbimet si “Gjeneral i rebelimit” anti-shqiptar, rebeluesit që nuk u fut në listat e deputetëve për mandatin e pestë, iu dha e drejta të hartonte Kushtetutën dhe të bëhej Ministër Drejtësie! Si mund të quhet “aset” i PD Imami i “81 partive”, dredhive e poshtërsive kundër PD, kur në vitin 1997, ka deklaruar kështu: “ nëse bëhem vetëm 1 orë prokuror, do t’u rrjep lëkurën demokratëve dhe do të prangos e do të var në litar Sali Berishën, në mes të Tiranës”! Mirëpo, ja rebeluesi për herë të dytë ndaj PD për një copë pushtet deputeti u përkëdhel nga kupola e PD. Ndërsa qëndrestarët që u ndeshën me rebelimin dhe predhat e topave të ushtrisë së Arben Imamit në vitin 1997, mbetën shërbestarë dhe anëtarë besnikë të PD, ky ngatëresatr u bë menjëherë deputet, ministër dhe anëtar kryesie i PD,të cilën e kishte mallkuar e sulmuar “në krye dhe themel”! Në vend të ulin kokën e të “gëzojnë” pasuritë që kanë zhvatur nëpërmjet pushtetit të pamerituar të dhënë prej kupolës së PD, guxojnë e dalin kundër saj, duke shitur moral, duke kërkuar drejtësi, duke bërë thirrje për bojkotim të votave të kandidatëve të saj! Po ata si u bënë deputetë, me votën e demokratëve të bazës apo me listën e kreut të PD? Përse imitojnë Lipe Shtogun, që kur nuk ishte në listën e banketit të ndërmarrjes dilte e ulërinte, kur ishte në listë… nuk hapte gojë! Si është mundur, që mijëra anëtarë të PD, të cilët kanë lënë edhe rininë, pasurinë e “kockat” për PD, nuk kanë mundur të jenë futur as si roje, asnjë ditë në borderonë e rojeve të ministrive të pushtetit të 13 viteve qeverisje të PD! Ndërsa këta janë bërë deputetë e ministra prej 12 e 20 vitesh!? Por ja që ulërijnë këta dhe shumë të tjerë si këta, të cilët edhe një puçërr e kanë mjekuar në spitalet moderne të botës, që fëmijët i shkollojnë në universitetet më të shtrenjta të botës me pagesë vjetore, sa një buxhet vjetor bashkie në Shqipëri, që kanë marrë nga 5-6 kredi banesash pa interes si deputetë e ministra, që kanë marrë toka, troje e vila, që kanë biznese, që kanë privatizuar edhe me letra false hotele e deri kala të 100 viteve para epokës së Skënderbeut! Ndërkohë që mijëra demokratë, që i kanë votuar e besuar në krye të partisë dhe mijëra shqiptarë që janë qeverisur prej këtyre xhambazëve të tipit Bode e Imami, nuk blejnë dot “asnjë lugë” qumësht e asnjë copë bukë, për të lagur buzën e për të mbushur barkun e fëmijëve të sëmurë e të uritur! Duke njohur “CV” e këtyre, pyesim se si nuk u rebeluan asnjëherë në kohën e deputetllëkut e ministërllëkut të tyre për minimumin jetik, për ndihëm ekonomike lëmoshë, për minatorët e vrarë në Bulqizë, për varfërinë ekstreme të afro 600 mijë familjeve, për 800 mijë të rinj të papunë, për jetimët që ushqehen në kazanët e plehrave, për të moshuarit e braktisur që flenë rrugëve e për shumë halle të tjera të këtij populli. Duhet kujtuar ajo që po thonë këto ditë demokratët: Nxjerrja e tyre nga lista e deputetëve është një përzënie e vonuar, që duhet të bëhet edhe për shumë delenxhinj të tjerë që gjenden në PD, që janë rikthyer me klientelizëm brenda saj, paçka se e kanë sulmuar egërsisht atë, por ja që e uzurpuan dhe e përdorën si çiflig të tyre privat, madje edhe duke e trashëguar atë tek pjella dhe raca e tyre!… 
Ja disa pseudonime vemjesh të ish-sigurimit, që kanë vegjetuar në PD
Qerpiku
Topografi
Ekonomisti
Këndesi
Gjeli
Kitara
Sqepi
Masoviku
Plepi
Ujëvara
Vesa
Blloku
Çiklisti
Shishja e Qumështit
Naftëtari
Djaloshi
Demoni
I Vogli
Qukapiku
Dizenjatorja 
Inxhinieri 
Çiftelia 
Nemërçka

etj…
Sigal