Forcat e ndërhyrjes së shpejtë në Greqi, kanë vënë në pranga 32-vjeçarin në Athinë. Ai është kapur në flagrancë nga policia teksa lëvizte në mënyrë të dyshimtë në rrugën “Athinon”.
Atij i është zbuluar një armë zjarri pistoletë e llojit “Sig Sauer”.
Shtetasi e kishte armën në brezin e pantallonave dhe e kishte “gati për ta përdorur” siç shënojnë oficerët e policisë.
32-vjeçari me banim në Peristeri është arrestuar dhe tashmë po hetohet për përfshirje të mundshme në veprimtari të paligjshme.



















