“Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”; Veliaj: Tirana qendër graviteti për art, kulturë, ekonomi, biznes dhe diplomaci. Ditët më të mira për kryeqytetin tonë

16
Sigal

“Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”; Veliaj: “Tirana qendër graviteti për art, kulturë, ekonomi, biznes dhe diplomaci. Këto janë ditët më të mira për kryeqytetin tonë”

Disa ditë më parë Tirana mori zyrtarisht titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” dhe ka nisur përgatitjet për vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë televizive tha se Tirana është kthyer në një qendër graviteti për art e për kulturë, për politikë e diplomaci dhe për ekonomi dhe biznes.

“Ka pasur një vendim unanim nga 47 vendet që Tirana të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Si vendi ku jetojnë muslimanë e të krishterë , si vendi ku tranzicioni nga një sistem brutal komunist e ka transformuar Tiranën në një vend jo vetëm më të madh në numër, por dhe më të madh në reputacion edhe më të madh në art dhe në kulturë. Kështu që për ne ishte shumë e rëndësishme që 47 vendet që krijojnë këtë unazën e Mesdheut, kanë votuar unanimisht që Tirana të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës për 2025-ën. Ne duam që këtë reputacion të Tiranës ta çojmë akoma më lart dhe besoj që do të kemi vitin kulturor më të rëndësishëm për Tiranën. Ne jemi bashkia që kemi shpenzuar më shumë për art dhe për kulturë, jo se arti dhe kultura është një gallatë për argëtim, por se prodhon ekonomi. Turizmi është rritur falë edhe aktiviteteve të shumta që kanë ndodhur në Tiranë. Kur kujtoj Dua Lipën, Rita Orën, Enrique Iglesias, Ricky Martin edhe gjithë aktivitetet e tjera. Kemi edhe aktivitetet politike, pra në një vend ku vjen edhe Blinken edhe Hillary Klinton dhe Colin Poëell, ti kupton që kryeqyteti ynë është kthyer në një qendër graviteti dhe për art e për kulturë dhe për politikë e diplomaci dhe për ekonomi dhe biznes. Reputacioni i Tiranës rrite dhe sa më shumë aktivitete të kenë sa më shumë turistë do të vijnë. Këtë vit po përgatitemi të thyejmë rekordin e vitit që kaloi”, u shpreh Veliaj.