Rrëzohet gjatë orës së Fizkulturës dhe godet kokën, 12-vjeçari niset me helikopter drejt Spitalit Ushtarak

632
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Maliqit, ku një nxënës 12-vjeçar është aksidentuar rëndë në shkollë. Sipas policisë së Korçës, fëmija po luante me top në orën e Fizkulturës, dhe në një moment është rrëzuar.
Për pasojë ka pësuar goditje të rëndë në kokë, dhe është dërguar me menjëherë në spitalin e Korçës.
Por për shkak të gjendjes së rëndë të fëmijës, ai është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Informacion paraprak
Sot në mesditë shtetasi U.V, 12 vjeç, nxënës në shkollën 9-vjeçare në Maliq, në orën e Fizkulturës, duke luajtur futboll, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë.
Shtetasi i mësipërm pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga të dhënat e para, dyshohet se është ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sigal