Provokimet turke? Greqia tregon “muskujt”, aktivizon forcat “Delta” në Egje

343
Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka urdhëruar papritur një stërvitje të jashtëzakonshme në Dodekanisa, Egje.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, të cialt theksojnë se në stërvitje janë aktivizuar edhe
Forcat Speciale “Delta”, ndërsa kjo mësohet të jetë hera e dytë që stërviten në pak ditë.
Skuadra “Delta” është ajka e ushtrisë greke, forcat më të specializuara për përballimin e situatave më kritike, në kriza të mëdha etnike. Aktivizimi në këtë periudhë sipas mediave greke tregon pikërisht seriozitetin e situatës.
Forcat “Delta” do të stimulojnë skenare zbarkimi në tokë përmes anijeve amfide si edhe ato të mbrojtjes në rast të një sulmi nga deti.
Ushtarakët vëzhgues nga Athina bëjnë të ditur se stërvitjet e shpeshta nuk janë rastësi, por reagim strategjik ndaj palës turke, sidomos pas aktivizimit të stolit Navtex që kufizon hapësirë të gjërë në Egje.
Një gjë të tillë e ka shprehur edhe kryeministri grek Tsipras, i cili tha se ka ardhur koha që Turqia t’i japë fund provokimeve.