Qëlluan me grushta punonjësit e policisë në Vlorë, në pranga dy persona

34
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pasi ushtruan dhunë ndaj dy efektivëve. Të arrestuarit janë Gaqo Gjini, 35 vjeç dhe Lorenc Gjini, 25 vjeç, të dy banues në Vlorë. “Këta shtetas, janë afruar pranë zyrave të informacionit të Drejtorisë së Policisë së Vlorës për interesat e tyre dhe kanë krijuar një konflikt të çastit duke kundërshtuar punonjësin e policisë, me pas kanë filluar të godasin me grushta duke ushtruar dhunë fizike mbi 2 efektivë policie (Xh.Q dhe E.V), të cilët kanë marrë dëmtime të lehta”, thuhet në deklaratën e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre 2 shtetasve për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.