Agjentët e Gardës Civile në Spanjë shkatërrojnë një bandë shqiptarësh në Madrid

490
Sigal

Agjentët e Gardës Civile në Spanjë kanë shkatërruar një bandë shqiptarësh në Madrid. Megjithatë ata kishin kryer vjedhje të shumta në të gjithë territorin e Spanjës.

Operacioni i koduar “Operation Butrov”, u krijua pas raportimit të shumë vjedhjeve në shtëpi dhe zona industriale në A Coruña.

Për arrestimin e grupit u desh bashkëpunimi i forcave policore nga rajone të ndryshme të Spanjës pasi lëvizja e shpeshtë e bandës krijonte vështirësi në gjurmimin e tyre.

Kur ata përgatitnin vjedhjet, gjëja e parë që bënin ishte marrja me qera e një shtëpie ku jetonin shqiptarë të tjerë. Kjo bëhej me qëllim që të mos dokumentonin lëvizjet e tyre.

Grupi ishte specializuar në vjedhje anijesh industriale, shtëpi dhe bankomate. Vjedhja e këtyre të fundit bëri që ata të binin në gjurmët e Gardës Civile.

Grabitjet e bankomatëve ishin bërë në Madrid, Guipúzcoa, Ciudad Real dhe A Coruña.

Të arrestuarit janë pesë persona, meshkuj të moshave nga 24 në 41 vjec. Ata nuk ishin emra të panjohur për drejtësinë Spanjolle dhe kishin urdhra ekspulsi nga Spanja. Gjatë arrestimit atyre ju gjetën dokumenta identifikimi false