Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, ka bërë deklarata të forta për SPAK-un dhe sistemin e drejtësisë. Peka akuzoi se reforma në drejtësi, sipas tij, është përdorur për kapjen e sistemit dhe eliminimin politik të kundërshtarëve.
Ai paralajmëroi se persona që sot janë pjesë e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme mund të përballen në të ardhmen me përgjegjësi penale për mënyrën se si janë administruar dosjet.Peka argumentoi se provat dhe materialet e ardhura nga agjencitë partnere ndërkombëtare nuk mund të zhduken, pavarësisht mënyrës se si, sipas tij, mund të menaxhohen procedurat nga institucionet shqiptare.
Peka solli si shembull një dosje që, sipas tij, është dërguar në Shqipëri nga OLAF, agjencia e Bashkimit Evropian kundër mashtrimit. Sipas tij, bëhet fjalë për një çështje që lidhet me dyshime për abuzim me 86 milionë euro, ndërsa fondet janë bllokuar.
‘Ta thashë, reforma në drejtësi është bërë për të kapur sistemin dhe për të eleminuar politikisht kundërshtarët.Qëllimi i SPAK-ut, o Sonila, qëllimi i SPAK-ut, kjo është, të amnistojë korrupsionin.Do të kemi parasysh një gjë. Nëse të kujtohet, kryeprokurorja e ngjashme në Maqedoni, se këto reforma të tilla janë bërë dhe në vende të tjera. Jo kaq abuzive sa në Shqipëri, po janë bërë dhe në Maqedoni, janë bërë në Bullgari.Kryeprokurorja speciale, ajo që ka qenë të merrej me politikanët dhe në Maqedoni, ka përfunduar në burg për vete. E vërtetë është. Dakord?
Tani ka një gjë. SPAK-u mund t’i ndihmojë këta me cic mice procedurale. Po ato prova nuk hiqen dot.Ato prova do të djegin të gjithë ata që i kanë marrë. Të paktën për ato dosje që janë të hapura, se mund të ketë shumë gjëra që kanë ndodhur po nuk janë. Ajo çfarë do të ndodhi, është që bashkë me ato dosje, do digjen edhe këta që i kanë përdorur ato dosje. Dhe këtu do jemi, dhe ti ke për të parë prokurorë të SPAK-ut, ke për të parë prokurorë, gjykatës të Gjykatës Speciale që do përfundojnë vetë në burg.Këtu ku jemi, këtu ku jemi, do përfundojnë vetë në burg. Për një arsye fare të thjeshtë. Mënyra se si i kanë menaxhuar ato. Unë nuk po them të bëjnë shpikje.
Unë po them, në qoftë se ka një dosje që ka ardhur nga perëndimi… jo se këta s’kanë hapur asnjë dosje. Në qoftë se ka një dosje që ka ardhur paketë nga perëndimi, dhe ata kanë 30 vjet që flenë te ajo, ata po ta japin thjesht një dosje të thjeshtë, abuzimi me 86 milionë euro.Tashi është i bllokuar, pse? Sepse janë vjedhur paratë. Ata kanë bllokuar fondet. Dosjen e kanë sjellë OLAF-i agjencia e antikorrupsionit e Bashkimit Europian, e ka sjellë dosjen, është në SPAK. E mbajnë. Ta mbajnë, ta marrin me vete. Të bëjnë edhe pazare, të bëjnë edhe gjëra.
Por, dikush do përgjigjet për atë dosje. E mora këtë sepse është evidente dhe është e qartë. Por dosje të tjera… Marrim një gjë. Ky që është arrestuar tani. Ne e dimë se çfarë ka bërë Agasi. Ne e dimë që Agasi ka qenë në Shqipëri. Ne e dimë që Agasi shëtiste lirshëm, lirshëm në Tiranë, në Durrës, në Elbasan, kudo, i shoqëruar nga policia. Jo ata çunat që kishte me vete, po i shoqëruar dhe i mbrojtur. Ne e dimë që djali takohej me eksponentë të Partisë Socialiste, ne e dimë që ishte në komunikim edhe me Ramën dhe takohej me Ramën. Edhe SPAK-u e ka ditur, edhe policia e ka ditur, edhe SHISH-i e ka ditur, të gjithë e kanë ditur. Të gjithë. Është sekret i hapur.Unë e di që është bërë me regji. Por, ai djalë që është arrestuar, pavarësisht regjisë që është arrestuar, ato prova që janë për të nuk i kanë mbledhur agjencitë tona. Sigurisht. I kanë mbledhur agjencitë partnere. Siç është edhe rasti i Beqirit. I kanë mbledhur agjencitë partnere. Është folur shumë se çfarë janë gjetur në zyrën e atij, në kompjuterin, në diskun e tij, në kamerat e njërit e tjetrit. Unë nuk e di se çfarë janë gjetur edhe nuk dua të aludoj me të. Por ama unë dua të them që, ajo kopja e atyre materialeve që janë gjetur në kompjuterin e tij, një i është dërguar SPAK-ut, po një e kanë mbajtur për vete ata që e kanë bërë. Kushdo qofshin ata. Dhe ajo ekziston aty.Prokurorët e SPAK-ut, çfarëdo që të bëjnë, unë të thashë, SPAK-u kishte një detyrë, edhe ja, ka arritur me suksesin më të madh: t’i japi zgjedhjet Edi Ramës në 2025-n. Dhe ja dha zgjedhjet.’, tha ndër të tjera Avenir Peka






















