Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev: Do të ndërrojë më shumë se një të tretën e ministrave të kabinetit qeveritar

447
Sigal

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shprehur se do të ndërrojë më shumë se një të tretën e ministrave të kabinetit qeveritar.

Zaev e dha këtë njoftim pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë së tij Social-Demokrate, në të cilën u shkarkuan nga detyra të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë dhe organet tjera partiake.

“Unë jam afër ndërrimit të një të tretës së ministrave, që nënkupton se do të kemi votim për gjithë Qeverinë. Do të ketë ndryshime edhe në pozicionet tjera në Qeveri. Gjithkund ku është regjistruar arrogancë dhe mungesë të rezultateve do të ketë ndryshime. Do të përcjellë punën e çdo zyrtari, do të kritikoj dhe kërkoj dorëheqjen e secilit që nuk punon”, tha Zaev.

Por, një ndryshim i tillë do të sjell nevojën për votimin e gjithë qeverisë në Kuvend. Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, një listë me emrat e zyrtarëve që duhet ndryshuar për shkak të rezultateve të dobëta.

Ndryshimet e qeverisë priten të ndodhin në fillim të muajit qershor.