Julian Deda-Kryeministrit Rama: Basha jo vetëm nuk të kthen përgjigjje, por as nuk i lexon letrat e tua

561
Sigal

Letrës së kryeministrit Edi Rama, drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha i është përgjigjur sërish aktori Julian Deda.

“Të të them diçka, por mos u mërzit..?! Luli jo vetëm nuk të kthen përgjigjje por as nuk i lexon letrat e tua, kështu që gjej një mënyrë tjetër, dmth dorëhiqu”, shkruan Deda.

Postimi i Julian Dedës:

Ed, ti në fillim sikur ishte i kënaqur dhe i pa cenuar nga djegia e mandateve të opozitës, ndërsa sot të ranë duart copë duke shkruar letra ku lutesh dëshpërimisht që Lul Basha të ta varë pak.

A je ti ai, që në fillim thoje “le të ikin, opozita të tjera do vijnë”? Lutesh e lutesh, se e ke kuptuar që opozita e vërtetë në këtë vend është PD dhe jo lloj lloj partiçkash, që kanë të njejten gjatësi jete me një teshtimë tënden si ideator dhe financues.

Të të them diçka, por mos u mërzit..?! Luli jo vetëm nuk të kthen përgjigjje por as nuk i lexon letrat e tua, kështu që gjej një mënyrë tjetër, dmth dorëhiqu. Kaq. Tung. Puç…!