Nga qendra e qytetit në lagjet e tij. Në Durrës policia bashkiake ka zgjeruar aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Uniformat blu hoqën pengesat, barrierat dhe mjetet rrethanore të vendosura nga qytetarë dhe biznese në kundërshtim me ligjin në zonën pranë ish-stacionit të trenit.
Çdo veprim i ndërmarrë po dokumentohet me video dhe foto. Në rast përsëritje do të merren masa nga gjoba deri tek procedimi penal për personin që zë hapësirën e përbashkët.






















