Pranga bandës së grabitjeve me armë e maska

81

Blutë e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë Vlorës, pas një periudhe të gjatë hetimi e grumbullimi provash, ka mundur të finalizojë operacionin “Sfida 2”, duke vënë në pranga 4 persona dhe shpallur në kërkim tre të tjerë. Këta shtetas janë: Vëllezërit Nardi dhe Joni Idrizi, Mario Meta dhe Armando Likaj dhe janë shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë me inicialet: E.H,M.V dhe A.D Të gjithë të arrestuarit janë banorë të qytetit të Vlorës. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin në 9 raste, nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar, kanë kryer vjedhje në disa pika karburantesh si dhe në një kazino të qytetit të Vlorës.

Ja rastet e grabitjeve

Në dosjen hetimore që është përcjellë tashmë në organin e akuzës, renditen edhe rastet e vjedhjeve, të shoqëruar edhe me prova e dëshmi. Kështu, maskat e armatosura kanë mundur të grabisin karburantet: Flabens, që ndodhet në rrugën Trasballkanike, kanë grabitur dy herë radhazi karburantin “Eida”. Që ndodhet në lagjen “Isa Buletini”. Pikën e karburantit në lagjen “1 Maj” me pronar shtetasin V.N, karburantin “Kastrati” në lagjen “Partizani”. Gjatë grabitjes që i kanë bërë pikës së karburantit “ALPET”, që ndodhet në rrugën Transballkanike, autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të mjetit të patrullës së policisë,  gjatë tentativës për arrestimin e tyre në flagrancë, duke dëmtuar mjetin dhe rrezikuar jetën e policëve me shërbim. Autorët kanë mundur të grabisin edhe Kazino “Flamingo”, në lagjen “Pavarësia. Policia kriminale i ka dërguar në Prokurori me akuzat: Vjedhje me armë, kryer në kushtet e bashkëpunimit dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”.