Përse trembet nga transparenca kreu i DSHP-së, Mirditë?!

501
Sigal

SHQETËSIM/ Punonjësit e institucionit akuzojnë drejtorin për fryrje të organikës dhe për privilegje të pakicës

Ka drejtues institucionesh në Mirditë që duke marrë mbështetjen e partisë dhe heshtjen e eprorëve të vet, e kanë shndërruar institucionin në burime përfitimi, duke përdorur kompetencat që i jep ligji në interesa për privilegje të një pakice. Këto veprime të drejtorit të Shëndetit Publik, z. Aleksandër Picaku janë bërë të bezdisshme për disa punonjës të këtij institucioni, që kritikat dhe vërejtjet e tyre kanë rënë në veshin e shurdhër të drejtorit, ndaj është marrë iniciativa prej tyre që të bëjnë informimin e medias. Sapo gazetari i “Telegraf”-it është vënë në dijeni për ndodhitë e paligjshme në këtë sektor të rëndësishëm e jetik është konsultuar me drejtorin Aleksandër Picaku në zyrën e tij. Gazetari e ka vënë në dijeni për përmbajtjen e këtij informacioni që e akuzonte për privilegje të disa punonjësve, që ishin të preferuarit e tij. Drejtori jo vetëm e ka kundërshtuar në mënyrë kategorike kërkesën për transparencë, por edhe e ka kërcënuar gazetarin. Pas këtij kundërshtimi të bërë për akuzat, gazetari i ka kërkuar disa dokumente që sipas tij nxirrnin të vërtetën për zbardhjen e akuzave të bërë ndaj tij.

Kërkesa me shkrim

Qëndrimi impulsive i paarsyeshëm i drejtorit e ka bindur gazetarin se, akuzat që bënë ndaj tij, janë të vërteta, ç‘ka e ka detyruar gazetarin që t’i drejtohet me një shkresë në rrugë zyrtare, ku në këtë kërkesë të datë 19.07.2012 me të cilën i adresohej këtij zyrtari të shtetit thuhej: Në bazë të ligjit nr. 8503 datë 30.06.1999 për të drejtat e informimit për dokumentet zyrtar, ju lutemi urdhëroni personelin tuaj përkatës që të më vënë në dispozicion deri me dt. 19.08.2012 duke cilësuar në të ato dokumente që i shërbejnë zbardhjes së vërtetës për atë çka akuzohej drejtori, duke i lënë 30 ditë kohë për t’u qetësuar ndaj kësaj kërkese”.

Akuzat në drejtim të drejtorit

Pa marrë përgjigjen e kërkesës që e detyron ligji ta japë brenda 30- ditëshit, me datë 20.08.2012 në orën 09:30 gazetari në zyrën e tij i ka kërkuar dokumentet që ja ka bërë me dije prej gati 30- ditësh, të cilët i shërbenin zbardhjes për akuzat që adresoheshin ndaj tij, marrjen në punë të disa njerëzve jashtë organike dhe jashtë profile, të cilët sipas informacionit janë të punësuar në institucione të tjera, edhe private, po me të njëjtin orar me institucionin që i paguan këta njerëz duke u paraqitur vetëm një herë në muaj sa për të marrë rrogën. Atë ditë jo vetëm që është gjendur si në ditën e parë, por e ka kaluar cakun e një bisede normale në këmbënguljen e tij për të mos lejuar transparencën që është një detyrim i tij moral e ligjorë. Biseda është e gjitha e regjistruar.