Përplasja me armë në Durrës, shpallen në kërkim 2 persona

433
Sigal

Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon  autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr 17 Durrës .

Shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar  për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë  identifikimin  dhe  shpalljen në kërkim të  shtetasëve  E.H., 33 vjeç dhe Sh.Gj.,21 vjeç, banues në lagjen nr 8 Durrës, pasi dyshohet se këta dy shtetas  gjatë një konflikti me njëri-tjetrin për motive të dobëta , kanë qelluar me armë zjarri duke i shkaktuar dëmtime mjetit në pronësi të shtetasit A.J.,53 vjeç, të cilin e kishte të parkuar aty.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh.Gj.,  Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë.

Policia vazhdon punën intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe gjetjen e armës së zjarrit .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.