Përplasen dy mjete në rrugën e Rinasit, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

46
Dy automjete janë përplasur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në rrugën e Rinasit, e për pasojë 4 persona, anëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur. Sipas të dhënave një automjet me targa AA 535 KK me drejtues, shtetasin me iniciale D. K. është përplasur me mjetin AA 145 ET, me drejtues shtetasin me iniciale K.S.

Nga goditja kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës ku po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti