Përplasen 3 makina në aksin Fushë Krujë – Tiranë, 2 të plagosur

561
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Fushkrujë-Tiranë në afërsi të Larushkut.
Në aksident janë përfshirë 3 automjete, një fiat punto me targë AA698 IP, një kamionçine tip nisan AA 952 FZ dhe një fuoristradë TR 5853 A.
Për pasojë janë plagosur 2 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Krujës, njofton faxweb. Duhet theksuar se kjo është një pikë e nxehtë aksidentesh ku vetëm muajin prill kanë ndodhur 5 aksidente, ku njëri prej tyre para një jave ku humbi jetën një 18 vjeçar i cili po ecte anash rrugës kur u godit nga një makinë.
Sigal