Marko Bello: Në Shqipërinë e tolerancës fetare nuk ka hapësirë për lirinë e mendimit ndryshe

640
Fishkëllimet ndaj Eduard Selamit në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike dje, ashtu si ulërimat ndaj fjalës së Ben Blushit në Elbasan një vit më parë dëshmojnë se mendimi dhe fjala ndryshe nuk tolerohen në partitë kryesore në vendin tonë.

Reagimi i dhunshëm i shumicave partiake ndaj mendimit të pakicës është barometri real i mungesës së demokracisë së brendshme të partive politike, çka reflektohet edhe në krejt jetën politike dhe sociale të vendit.

Çuditërisht, në Shqipërinë e tolerancës fetare, me të cilën mburremi të gjithë, duket se nuk ka shumë hapësirë për lirinë e mendimit ndryshe dhe diferencat e bindjeve politike…!
Sigal