Nuk pranohet as gjykimi i drejtëpërdrejtë, Ballisti mbetet në burg

72
Gjykata e Apelit nuk ndryshon masën e sigurisë “arrest me burg” për Ismail Morinën e njohur si Ballisti.
Avokati Ardian Visha tha se pas refuzimit të kërkesës për lirimin nga qelia të klientit të tij i kishte këkuar gjykatës gjykim të drejtëpërdrejtë por kjo u refuzua.
Ardian Visha: “Kërkuam gjykim të drejtëpërdrejtë pasi nuk ka më cfarë të hetohet” 
I pyetur nëse do të bëjë rekurs në gjykatë, avokati e pohoi por nuk u duk optimist se kjo procedurë do të ndihmonte në lirimin e Ballistit.
Ismail Morina i njohur ndryshe si “Ballisti” u vu në pranga më 7 tetor pasi u kap me dy pistoleta, për të cilat deklaroi se i mbante për vetëmbrojtje. Ndaj tij Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg”