Zgjedhjet e komanduara të PD në Sarandë humbin shpresën për fitore

675
Edhe pse PD ka filluar procesin e analizës të zgjedhjeve të 21 qershorit 2015, dhe po përpiqet që të ringrejë strukturat në rrethe, vihet re një tendencë, që të deleguarit e kryesisë së PD, ose të mirëbesuarit e kryetarit të PD në këto rrethe, shpërdorojnë detyrën dhe besimin e kryetarit të PD, duke diktuar në forumet të zgjedhin të besuarit e tyre, duke shpërfillë procesin e analizës së përgjegjësive, zgjedhjet e drejtpërdrejta nga anëtarët, dhe sjellin në krye ta forumeve të PD njerëz pa reputacion, që nuk gëzojnë respektin e elektoratit, që kanë qenë në poste drejtuese në rrethe, por kanë shpërdoruar detyrën, madje edhe janë kallëzuar nga KLSH. 

Ristani dikton zgjedhjet në PD Sarandë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, dhe njëkohësisht deputeti i Sarandës, Arben Ristani, siç duket, ka ndjerë xhelozinë nga superdeputeti Koço Kokëdhima dhe është përpjekur që të imitojë, duke diktuar në forumet e Sarandës që të emërojë të besuarit e tij, në mënyrë që ta ketë më të lehtë kontrollin dhe drejtimin e PD. Kështu, në analizën e PD të Sarandës, Ristani diktoi tërësisht procesin e analizës, derisa ristrukturimi i degës dhe ringritja e strukturave të PD, pas humbjes të 2013 u bënë jashtë çdo rregulli statutor me standarde të shumëfishta, por edhe denigrime të ulëta ndaj kandidateve garues për të zgjedhur ata kandidatë që ishin të pëlqyerit e të deleguarit deputetit Ristani. Kjo amulli dhe diktatë solli mosngritjen e strukturave të PD, që në zgjedhjet vendore ishin ineficent të plotë ndaj kundërshtarit, Në drejtimin e degës të PD në Sarandë, u rreshtuan njerëz pa integritet shoqëror, u krijua një ambient neopotik, ku kunatat dhe krushqia zuri drejtimin e kryesisë, sa në zgjedhje PD ngeli pa komisioner. PD nuk arriti të bënte bashkimin e të gjitha forcave progresive brenda dhe jashtë partisë, por e thelloi më tej hendekun e përçarjes, duke bërë gjueti shtrigash tek të ashtuquajtur të “vjetrit”. Me marrjen e drejtimit të degës të PD në Sarandë nga kjo udhëheqje e diktuar nga Ristani, brenda PD u krijuan çarje të mëdha midis komuniteteve dhe sidomos midis komunitetit lab dhe atij çam.

Ja pse humbi kandidati i opozitës në 21 qershor 2015
Në zgjedhje lokale kandidati i PD ishte shumë herë më i mirë nga i kampit tjetër! Por çfarë u bë? Dega e PD dhe strukturat e saj në zyrat elektorale lanë vetëm fotografinë e kandidatit të opozitës për kryebashkiak në Sarandë dhe portat s’u hapen asnjë ditë. PD nuk arriti dot të bashkonte apo të krijonte koalicione lokale, përzgjedhja në listat e këshillit bashkiak u bënë pa transparencë dhe me përzgjedhje jashtë çdo lloj kriteri, apo meritokracie partiake. Forumet aleate si rinia dhe gruaja ishin në ineficentë të plotë. Shumë fenomene të tilla sollën humbjen e PD në zgjedhje.

Gjueti shtrigash në analizën e PD
Në procesin e analizës që PD bën për zgjedhjet, në vend që të kishte reflektim, pati gjueti shtrigash, e cila nuk çoi në bashkim, por thelloi hendekun e përçarjes. PD bëri analizën pa u shpërndarë strukturave dhe grupseksioneve udhëzimin e kryetarit Basha për analizën. Drejtimi i sotëm nuk e ka bërë dhe nuk e bën dot ristrukturimin dhe bashkimin e të gjithë faktorëve dhe aktorëve, me aksese të mëdha në PD por edhe në elektorat. Drejtimi i sotëm i PD është i vobektë, i paaftë, jo vizionar, nepotik, por shumica e kryesisë së PD të Sarandës është janë ish drejtues të drejtorive të Aluizmit të Sarandës, ku në mendjen e çdo qytetari është ngulitur mirë në mendje se ç’kanë hequr prej tyre. Në fushatën për ngritjen e strukturave u diskriminuan figura kryesore të PD, si Ibrahim Barjami, etj! U emëruan në drejtimin e PD n/kryetar Vesel Koçia me reputacion shumë të ulët te qytetarët, pasi 4 vjet drejtonte zyrën e Aluizmit Sarandë, u arestua dhe u procedua penalisht për shpërdorim detyre, n/kryetare Zana Piro, krushkë me kryetarin e PD Sarandë Hariz M, Laert Cane, ish drejtues Aluizmi i arrestuar për shpërdorim detyre, nipi i ish sekretarit të Koço Kokëdhima Agron Cane, i dënuar për abuzim seksual. 

Manjola Cikuli anëtare kryesie, kryetare e forumit të gruas ish-drejtuese Aluizmi është e akuzuar penalisht për shpërdorim detyre, Matilda Qurku sekretare degës dhe anëtare kryesie kunata e Klara Barjamit anëtarë kryesie. Forumi rinor me Drejtus Joli Dinen i pazgjedhur nga forumi rinor, por i emëruar nga Hariz M. dhe të trashëguar nga Laert Cani vjen nga një familje ultra e majtë! Kryetari aktual Hariz M. i dënuar me “apellas” në shtetin fqinjë për falsifikim dokumentesh. Kryetari vendosi në listën e këshilltarëve veten e tij të parin, të dytin nën kryetaren dhe krushkun e tij Zana Piron dhe hoqi nga lista figura të PD dhe ish kandidat për kryetar të degës Ilir Nikollen dhe Shpëtim Ahmeti. Ky është drejtimi, që PD që kërkon vota qytetareve. Atëherë çfarë analize ka bërë Ristani në forumet e Sarandës? Nuk i dinte këto fakte? Apo me këta njerëz PD pret të vijë në pushtet? PD duhet të kuptojë që këta njerëz ishin shkaku i humbjes, sepse abuzuan dhe shpërdoruan pushtetin dhe detyrën, kur ishin në qeverisje, prandaj qytetarët e Sarandës zgjodhën alternativën e të majtëve. 
Sigal