Tedi Blushi i përgjigjet Ramës: Këlyshi i Dobriça Qosiçit të mos provokojë më tej shqiptarët

290
Sigal

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka reaguar sërish për deklaratat e Edi Ramës kundër kreut të shtetit.

Në një postim në Facebook, Blushi e krahason kryeministrin Edi Rama me mbështetësit e akademikut serb që ideoi tezat e shfarosjes së kombit shqiptar, Dobriça Qosiç.

“Këlyshi i Dobriça Qosiçit të mos provokojë më tej shqiptarët se do mbetet një kujtim nga e kaluara!”,- shkruan Tedi Blushi në reagimin e tij.