Vuçiç: Serbia do të diskutojë me BE për asociacionin e Komunave Serbe

467
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se qeveria serbe do të bisedojë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel, për “vendimin e Prishtinës që të shtyjë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit” mbi Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe.
Reagimi i Vuçiç erdhi pasi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka lajmëruar se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje në përpjekje për të zhbllokuar punimet në Kuvendin e Kosovës.
Duke folur në një takim me gazetarët në Beograd, kryeministri serb ka thënë se një qëndrim më i prerë i Beogradit do të publikohet pas bisedimeve me zyrtarët evropianë.
“E di që më parë se zyrtarët nga BE-ja do të thonë se kjo nuk ka shumë rëndësi, se bëhet fjalë vetëm për një muaj.
Kam dëgjuar rrëfime të tilla mjaft, mund t’i dëgjoj edhe një herë, por do të flasim për këtë çështje sot, në mbledhjen e qeverisë”, ka thënë Vuçiç.
Sigal