Ballina Kronikë Makinat përplasen “kokë më kokë” në Paskuqan, 4 të plagosur

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Paskuqan, 4 të plagosur

540
Sigal

Policia e Tiranës bën me dije se një aksident tragjik ka ndodhur sot në Paskuqan.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 3 shtetas që ishin në njërin mjet dhe shoferi i automjetit tjetër. Të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:30 në Paskuqan  janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 3 nga shtetasit që ndodheshin të bllokuar në njërin nga automjetet, A. LL, A. K, G. K, si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi E. T të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sëarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.