Krimi makabër në Koplik/ Vrau gruan me sëpatë, gjykata: Autori të shtrohet në psikiatri

583
Ylber Bajrakurtaj, autori i vrasjes së bashkëshortes e tij në Koplik të Malësisë së Madhe prej 20 vitesh ka statusin e invalidit si i prapambetur mendor. Pjeku psikiatër Gjon Treçi tregon pak ditë më parë se autori vetëm pak ditë më parë ka qenë për vizitë tek qendra e shëndetit mendor pranë poliklinikës në Shkodër për një konsultë.
Sot gjykata ka marrë vendimin që Bajrakurtaj të shtrohet në psikiatri. “Të bëhet shtrim i detyruar për 2 muaj në psikiatri, dhe të përcaktohet shkalla e përgjegjshmërisë mendore,” është vendimi i gjykatës.
Autori i krimit, po ashtu edhe bashkëshortja e tij që mbeti viktimë, njiheshin nga banorët e zonës si persona me probleme psikike. Një prej tyre shprehet se konfliktet në çift kanë qenë edhe më përpara, aq sa viktima është larguar njëherë nga banesa për tek familja e saj.
Pas krimit të rëndë, familjarët e viktimës kanë marrë trupin e pajetë të 42-vjeçares për të kryer ceremoninë mortore në fshatin e lindjes në Zagorë të Malësisë së Madhe, ndërsa banesa ku ndodhi krimi ruhet ende nga forcat e policisë.
Sigal