Shkodër/ 69 vjeçarja plagoset me armë gjahu nga fqinji

107
Sigal

E plagosur me armë gjahu ka mbetur një 69 vjeçare në Shkodër, teksa kalonte në rrugë.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet  se shtetësia me iniciale F.Gj., është plagosur në këmbë nga një saçmë fisheku nga fqinji i saj.

Ende nuk dihen rrethanat e plota mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe, Shkodër

Mesditën e sotme, shtetasja F. Gj., 69 vjeçe, banuese në fshatin Marshejë, është dëmtuar lehtë, në këmbë, dyshohet me një saçme fisheku arme gjahu. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 69-vjeçarja është dëmtuar aksidentalisht, lehtë, teksa kalonte në rrugë, nga fqinji i saj, shtetasi D. R., 67 vjeç. 69-vjeçarja ka  marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.