Suplementi Pena Shqiptare/ Shpendi Topollaj: E bukura Kolonjë

113
Sigal

O pllajë e Kolonjës, me malet kurorë!

Në krye Gramozi, mbuluar me bore.

Përrenj dhe pyje, të vënë me dorë

nuk gjen një shtëpi, pa pasur dëshmorë.

O pllajë e Kolonjës, me njerëz bujarë

të etur për dije, puntorë, luftëtarë…

Me vajza të hijshme, që s`kanë të sharë

ku fyellit i bijen, gjithmonë me të qarë.

O pllajë e Kolonjës, ku lindi babai

dhe gjyshërit e mi, në gjirin e saj.

Lindën, jetuan dhe vdiqën pastaj

sot ndihem krenar, që atyre u ngjaj.

O pllajë e Kolonjës, o vend plot lavdi

çdo gjë më e bukur, më duket te ti!

Të falem gjithmonë, si t`jesh Perëndi

të dua aq shumë, sa trembem në e di.