Kavajë – Sherr me thika, goditet pronari i biznesit. Dy të plagosur

617
Kavajë – Më datë 07.09.2017, rreth orës 17:50 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një konflikt me mjete prerëse midis dy personave pranë gjimnazit “Aleksandër Moisiu”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:
Fillimisht, shtetasi N.T., 41 vjeç dyshohet të jetë goditur me mjet prerës në lokalin e tij Fast Food nga shtetasi F.P., rreth 44 vjeç, i cili dyshohet të jetë me probleme mendore.
Nga policia është bërë ndalimi i të dy shtetasve pasi te dy janë të goditur me mjete prerëse.
Shtetasi N. T., u dërgua në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi nga konstatimet e para ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa shtetasi F.P., është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës.
Janë shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë, personat e pranishëm në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e motiveve dhe shkaqeve të ngjarjes.
Sigal