Italia sekuestron 1 milion produkte fallco, vinin nga Shqipëria

467
Policia Financiare e qytetit të Romës ka sekuestruar në aeroportin e Fiumicinos “Leonardo da Vinçi” rreth 1 milion produkte të fallsifikuara me prejardhje nga Shqipëria. Janë 600 mijë prezervativë imitime të markës së njohur Durex, 500 mijë medikamente farmaceutike dietike të markës Via-Ananas, 150 mijë artikuj bizhuterie fallso të firmave të njohura, e rreth 20 mijë pjesë këmbimi mekanike të tipit guzhineta.
Të gjitha materialet vinin nga një magazinë në Shqipëri, por të prodhuara në një fabrikë në Kinë. Cilësia e fallsifikimit të produkteve ishte mjaft e lartë saqë mund t’i shpëtonte dhe syrit më ekspert. Vetëm falë analizave laboratorike të kryera nga Agjensia për Mbrojtjen Ambientale të rajonit të Lacios në bashkëpunim me shtëpitë prodhuese të markave origjinale të produkteve u vërtetua fallsiteti i produkteve të sekuestruara.
Raporti laboratorik konfirmon se të gjitha produktet ishin realizuar me materiale mjaft të dëmshme për shëndetin, të sterilizuara pa asnjë kriter shëndetësor e që nuk garantonin asnjë karakteristikë sigurie të funksionit të tyre. Deri më tani policia italiane ka arrestuar rreth 20 persona kryesisht me nënshtetësi kineze me akuzën e importimit në territorin italian të mallrave të fallsifikuara e të markave të vjedhura. Hetimet ndaj këtij operacioni janë ende të hapura.
Sigal