Itali/ Shkatërrohet banda për trafik kokaine, arrestohen 13 shqiptarë

461
Policia në Brescia ka bërë të mundur arrestimin sot të 13 shqiptarëve me akuzën e krimit të organizuar në trafikimin e kokainës, e cila tregtonte 20 kg kokainë në javë, pothuajse një ton në vit me një vlerë që kapërcente 130 milionë euro. Sipas dokumentacioneve të mbajtura nga vetë të arrestuarit vetëm në periudhën e shkurtër kohore prej 20 deri më 23 mars 2015, kjo bandë kishte fituar nga trafikimi i kokainës rreth 1 milionë euro.
Hetimet e Prokurorisë së Brescia kishin nisur një vit më parë pas dyshimeve të agjentëve të financës italiane mbi identifikimin e një gruaje shqiptare që blinte në një farmaci, një sasi të konsiderueshme medikamenti për fëmijë, mjaft i përdorur në përgatitjen e kokainës.
Në momentin e arrestimit u sekuestruan 16 kg kokainë, 2 kg hashash, para të thata e armë. Grupi kriminal i shqiptarëve drejtohej nga kushërinjtë Altin e Fatos Beqja, nën mbikqyerjen e Sokol Xhetës, Emirjan Beqes e Dëfrim Shamkut. Me këtëo arrestime merr fund dhe operacioni “Refresh” nisur nga Policia Italiae qysh në fillim të muajit qershor.
Sigal