Basha: LSI-ja është streha e maskarenjve, duan të kapin me çdo kusht pushtetin

430
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se nuk do të ketë zgjedhje të dielën në Kurbin dhe se ato do të përsëriten në një moment tjetër. Një deklaratë e tillë është dhënë në emisionin “Opinion”. Ndërkaq shefi i opozitës ka akuzuar Ilir Metën se ka aktivizuar bandat e tij në ato njësi vendore ku garojnë kandidatët e LSI-së. Basha i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit që të tërheq bandën e “Xhabaftëve”, nga Vora.
“Të dielën nuk do të ketë zgjedhje në Kurbin. Do përsëriten në një moment tjetër. Ta harrojnë ata se do e marrin Kurbinin në tavolinë. Do marrim të gjitha masat që të mos ketë farsë, por zgjedhje në Kurbin. Kundërshtarët tanë ta dinë se nuk kanë për të kandiduar në Kurbin. Ilir Meta të tërheqë bandën e Xhabaftëve në Vorë! Ky mendon se mund të qëndrojë në politikë me aktivizimin e bandave.
Ilir Meta ka çuar në Kamzë një kandidat maskara, se LSI-ja është streha e maskarenjve. Vëllai i kandidati të Kamzës, është personi që ka vjedhur 2 milionë euro tek stacioni i trenit, por qytetarët e Kamzës e dinë shumë mirë dhe këtë do e shohim me 21 qershor. Këta e kanë mendjen se çfarë të kapin, por çështja është se çfarë do japësh. Ata duan të kapin me çdo kusht pushtetin. Kjo nuk është gara e Partisë Demokratike. Preokupimi i Lulzim Bashës është që të shpëtojë njësitë vendore nga kthetrat e këtyre”, tha Basha.
Sigal