Itali/ Kokainë dhe 8 mijë euro Cash në makinë, kapet shqiptari

106

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar nga policia italiane pasi gjatë kontrolleve i  është gjetur një sasi kokaine si dhe 8 mijë euro Cash.

Siç raportojnë mediat lokale, shqiptari shiste kokainë me një makinë të tipit “Fiat” në rrugët e Stezzanos.  Ndalimi i shqiptarit u bë nga autoritetet në sajë të operacioneve të cilat kishin për qëllim goditjen e personave të rrezikshëm për sigurinë publike dhe trafikantëve të drogës.

Albanese

40-vjeçari shqiptar në momentin e arrestimit kishte një sasi kokaine prej 40 gram, kjo e ndarë në 19 doza të vogla si dhe shumën e eurove.  Pas arrestimit të shqiptarit, autoritete e shtrin kontrollin edhe në banesën ku jetonte 40-vjeçari  teksa gjetën edhe 150 gram të tjera kokainë , e cila ishte fshehur në një vazo qeramike në dhomën e ndenjes.

Stezzano Spaccia Cocaina In Autoarrestato Aveva Con Se 8mila Euro 06971ed0 Eff3 11e8 8149 4bd73cf526cf 998 397 Big Story Detail

Në cilësinë  e provës materiale u sekuestruan  edhe disa pajisje, të cilat  shqiptari i përdorte për ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.