Humb jetën një e moshuar nga aksidenti

551
Një grua e moshuar humbi jetën sot në mesditë, në hyrje të Tiranës, pranë sheshit “Shqiponja”. 

Ajo ishte duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, larg vijave të bardha, kur u godit nga një automjet. 

61-vjeçarja nga Kukësi humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit për sqarimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.
Sigal