Greqi, prangosen anëtarët e një bande me ‘kapo’ një shqiptar

590
Policia e shtetit fqinje ka arrestuar disa përsona si pjesë e një grupi që trafikonte drogë dhe kryenin vjedhje. Në përfundimin të aksioneve në zonën e Atikës, policia ka arrestuar shefin e dyhsura te grupit një 35 vjeçar shqiptar si dhe gatër grekë të moshave, 42, 39, 34 dhe 23 vjeç dhe tre shqiptarë të tjerë. dy burra të moshës 24 dhe 35 vjet dhe një 29 vjeçar.
Ata kishin trafikuar kokainë me vlerë mbi 19.000 euro, duke ua shitur më shumë se 40 personave në Halkida.
Gjatë kontrolleve në banesat e grupit, janë gjetur 32.4 gram kokainë, 110.4 gram kanabis të papërpunuara, 11 pilula të drogës, peshore, dy armë zjarri, armë gjuetie, thika, etj.
Gjithashtu, janë sekuestruar makina të vjedhura, pajisje, bizhuteri, dhe të holla në shumën 104 595 euro, karta bankare, çeqe, shënime të ndryshme të shqyrtuara, dhe dy makina kamionë.
Sigal