Biznesmeni i jep fund jetës, zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë

491
Të tjera detaje zbulohen nga vetëvarja e biznesmenit nga Shefik Bora, i cili i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Vetëm pak kohë më parë, biznesmeni ishte lajmëruar se do t’i prishej lokali që ai kishte në pronësi pranë parkut “Rinia” prej shumë vitesh.

54-vjeçari është gjetur i vetëvarur në shkallët e banesës së tij, në lagjen “5 Maji”, nga familjarët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 19 korrikut.

Në trupin e të ndjerit nuk janë zbuluar shenja dhune, ndërsa familjarët kanë deklaruar se prej disa kohësh ai kishte shfaqur shenja depresioni.

Dyshohet se prishja e lokalit ka qenë shkaku i depresionit të biznesmenit, i cili sipas familjarëve ka qenë shumë i lidhur me punën.

Jo një herë, por disa herë i është lajmëruar se lokali i tij i ndërtuar prej 15 vitesh në një nga lulishtet e parkut “Rinia” do të prishet, pasi aty do të kalojë rruga e makinave.

Përballë me lokalin e biznesmenit është ndërtuar Gjykata e re e Elbasanit, e cila do të prishë edhe disa lokale në zonën ku ajo rrethohet, përfshirë edhe lokalin e viktimës Bora.

Ai ka nisur të shfaqë shenjat e para të depresionit prej më shumë se një vit më parë, kur edhe ishte sinjalizuar për prishjen e objektit. Më pas, atij i kanë ardhur disa paralajmërime të tjera, ku në saje të një projekti tjetër të bashkisë për rrugën, atij do t’i shembej objekti.

Kështu mbrëmjen e së mërkurës, Bora ka shfrytëzuar një moment kur ka parë që në banesë nuk ka pasur njeri, pasi bashkëshortja me fëmijët ndodheshin në ambientet e jashtme të lokalit.

Mësohet se këtë lokal 54-vjeçari kishte mbi 15 vjet që e kishte hapur, ku fillimisht shërbente si bar restorant dhe vitet e fundit ishte kthyer edhe në hotel.
Sigal