Menaxheri i Hysajt: E kërkoi një nga klubet më të mëdhenj të Europës, por ai…

465
Dy vite më parë Napoli transferoi nga Empoli mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj, i cili falë paraqitjeve të shkëlqyera, u shndërrua në një elementët kryesorë për skuadrën e Sarrit. 

Shkodrani zhvilloi një sezon fantastik me Napolin dhe ai sot mund të konsiderohet pa frikë një nga mbrojtësit më të mirë në Europë në rolin e tij.

Të shumta ishin interesimet e klubeve prestigjioze për të gjatë kohëve të fundit, ku spikatën emrat e Bajern Mynihut, Çelsit, Totenhemit, etj. Mbrojtësi shqiptar zgjodhi t’i qëndronte besnik napolitanëve për t’u rritur edhe më shumë profesionalisht dhe për të fituar titullin kampion në Serinë A.

Në lidhje me ecurinë dhe të ardhmen e 23-vjeçarit ka folur vetë menaxheri i Hysajt, Mario Xhiufredi. Për mikrofonin e “Radio Kiss Kiss Napoli” ai ka deklaruar:

“Hysaj është 100 % i bindur për të fituar kampionatin, ndryshe ai do të ishte larguar nga Napoli. Mbrojtësi mori një ofertë serioze për të qenë në një nga klubet më të forta në Europë, por nuk e ka marrë as në konsideratë. Do kishte përfituar shifra më të larta se çfarë fiton tani, por nuk donte as ta mendonte si mundësi. Cila skuadër ishte? Nuk mundem ta them absolutisht, por ajo arriti në dy vendet e para në një nga ligat më të mira të Europë.”
Sigal