Goditja ndaj paligjshmërisë, evidentohen 8 ndërtime pa leje në Tiranë, 1 i arrestuar

471
Policia e Tiranës vijon operacionin për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 8 ndërtime pa leje në juridiksionin e Tiranës. Policia arreston 1 shtetas, procedon në gjendje të lirë 3, shpall në kërkim 2 shtetas dhe po punohet për shoqërimin e 2 shtetasve të tjerë.
Është arrestuar për ndërtim të paligjshëm Flamur Miha, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë është konstatuar duke kryer punime pa lejen përkatëse. Gjithashtu janë proceduar në gjëndje të lirë për ndërtim të paligjshëm H.F., 75 vjeç, A.H., 67 vjeç dhe Z.T., 63 vjeç. Janë shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm I.M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka kryer punime pa lejen përkatëse. U.A., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin në pronësi të tij ka kryer punime pa lejen përkatëse.

Po punohet për shoqërimin e shtetasve A.O., 26 vjeç dhe A.C., 43 vjeç (banues në Tiranë) pasi në banesë kanë kryer punime pa lejen përkatëse. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Sigal