Parandalohet konflikti në një lokal në Laç, në pranga autori

477
Ndërhyrja në kohë e policisë së Kurbinit parandalon përshkallëzimin e një konflikti mes 4 personave, ndërsa në pranga është vënë një person. Burime zyrtare nga policia e Kurbinit bënë me dije se dje është marrë njoftim se në një lokal në Laç, ka pasur një konflikt ku njëri nga shtetasit ka edhe armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi Joel Gjergji, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin D.N. 20 vjeç, banues në Laç, brenda në lokal, e ka kanosur me armë zjarri pistoletë si dhe e ka goditur me pjesët metalike të saj.

Reagimi në kohë i policisë së Komisariatit të Kurbinit, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Joel Gjergji, 19 vjeç, banues në Laç. Në flagrancë iu sekuestrua edhe arma e zjarrit pistoletë e markës ‘Ekol Special 99’, e mbushur me fishek në fole, si dhe me 2 fishekë në krehër të cilat i mbante pa leje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Sigal