Fals, alarmi për bombë në makinën e Drejtorit të Hekurudhës

475
Sigal

Ka rezultuar fals, alarmi për bombë në makinën e Drejtorit të Hekurudhave, Ani Dyrmishi, në Durrës.

Pas njoftimit në Polici se nën makinë ishte parë një shishe me eksploziv dhe një telefon celular, forcat e specializuara të Policisë kanë kryer verifikimin.

Sendi i dyshimtë sis shishe me eksploziv dhe telefon celular aty afër nuk ka rezultuar bombë.

Vetë Dyrmishi është shprehur se nuk e kishte idenë për atë lëndë plasëse, por e kishin njoftuar me telefon fqinjët.

Dyrmishi ka mbajtur më herët postin e Drejtorit të Hipotekës ndaj edhe pati dyshime se mos bëhej fjalë për ndodnjë kërcënim për shkak të detyrës.