Ushtarakët në mëshirë të fatit, pa pension dhe trajtim shëndetësor

773
Sigal

Bardhyl Hazizaj

Shokë, kolegë, miq dashamires ju bëjë me dije se ndodhem në Spitalin e Traumës Kombëtare (dikur Spitali Ushtarak) që nga ora 18.30 e ditës e enjte dt 15.11.2019 ! Shkaku është se bashkëshortja ime duke u kthyer për në shtëpi bie në një pusetë të hapur nga firma e ndërtimit këtu në Laprakë rreth 100 metra larg shtëpisë.” Rruga është pa ndriçim dhe Firma kishte hedhur “shtresën e ziftit”, errësirë ishte dhe duke ecur përmes xhadesë ajo bie në pusetë. Urgjentisht paraqitemi në spital dhe jemi duke pritur për një ndërhyrje kirurgjikale, e cila do të bëhet ditën e hënë, më 19 Nëntor 2018! Në spital edhe pastrueset veprojnë si disa gjeneralë, jo si punëtorë mjekësorë, të cilët janë të detyruar të kujdesen për ne ushtarakët në pension. E gjithë situata është shumë tronditëse, pa ekzagjerim, nuk mund t’iu besoj syve dhe veshëve … sikur të ishim në një kamp përqendrimi dhe jo në një spital që dikur shëronte dhe i kthente në frontin e luftës ushtarët, dhe popullin që plagoseshin nga armët, granatat apo minat! E sot, kjo nuk ekziston! S’ka dashuri, por vetëm hipokrizi! Politika pasi na largoi nga ushtria, i morën ushtrisë gjithçka me mashtrime dhe tani nuk dimë ku të shkojmë! Shteti i ka dhënë të gjitha me koncesione. Firma nuk kishte vënë asnjë shenjë paralajmëruese, dhe gropat ishin hapur të gjitha! Me ndihmën e kalimtarëve dhe banorëve e nxora nga puseta, një qytetar me makinën e vet na çoi te urgjenca. Te urgjenca pasi na bënë grafinë dhe na shpjeguan se ka pësuar tre thyerje në nyjën e këmbës dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit. Kemi gjithë këto polici dhe askush nuk u interesua se si ka ndodhur ngjarja! Kemi polici rendi, polici kriminale, polici objektesh, polici gjyqësore, polici mjekësore, polici bashkie, polici private, por asnjeri nuk erdhi të pyesë apo të interesohet! Në spital dikur për ne ushtarakët kishte përparësi, dhe një kujdes të jashtëzakonshëm! Sot jemi para një tabloje krejt e kundërta, për të mos thënë armiqësore! Kemi punuar 64 vjet në ushtri burrë e grua dhe tani nuk kemi asnjë të drejtë! Ky qëndrim nuk mundet të krahasohet as me atë kur bie rob në dorë të armikut, se ai kërkon të shërojë e pastaj të të gjykojë! Këtu ushtria, dhe shteti s’kanë asnjë të drejtë. Është larg nga e vërteta, që deklaron shteti.
Aktualisht ekziston një situatë e tillë, kjo është fatkeqësi kombëtare, se e ul akoma më shumë moralin edhe të atyre që janë akoma në radhët e ushtrisë, se edhe ata nesër do të pësojnë si ne! Në raste të tilla e pëson Atdheu dhe populli! Me keqardhje, por ky është realitet! Po të dojë politika kjo situatë, zgjidhet!