EMRI/ Shpërndante heroinë, policia i vë prangat 22-vjeçarit në Berat

560
Sigal

Teksa lufta ndaj drogës vazhdon në pranga ka përfunduar poseduesi i lëndës narkotike,  Asjan Topi, 22 vjeç, banues në lagjen ’30 Vjetori’ në qytetin e Beratit.

Policia thotë se gjatë kontrollit fizik, “të arrestuarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.5 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një peshore elektronike si dhe një sasi e vogël lekësh”.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.