Fjalët emocionuese të peshkopit, gjatë dasmës së princ Harry-t dhe Meghan Markle

513
Sigal

Shumë nga ju mund ta kenë ndjekur dasmën mbretërore dhe padyshim duhet pranuar se ishte një ndër më të bukurat. Traditat ishin ruajtur me fanatizëm, por polemikat ishin tepër të mëdha. Disa thonë se Meghan e zgjodhi për pasurinë dhe pozitën princ Harry-n, disa të tjerë thonë se ishte dashuria që i bashkoi ata. Madje, mikesha që bëri të mundur takimin e parë, në të cilin ata u panë, tha se Meghan që e vogël kishte thënë se do të jetonte në pallatin mbretëror. Gjithsesi, ky diskutim i përket një tematike tjetër.

Sot ne duam t’ju sjellim në vëmendje një tjetër aspekt të marrëdhënies së tyre. Pak veta e dinë se Meghan Markle është me ngjyrë. Po, ajo dallon nga raca me princ Harry-n dhe ka qenë hera e parë në gjithë historinë e familjes mbretërore britanike ku është bërë përzierja e dy racave të ndryshme. Mund të duket si diçka normale, sepse kohët kanë kaluar dhe nuk vihen më re të tilla dallime, por jemi duke folur për një mbretëri që nuk e ka për zakon të ndryshojë traditat e brezave të mëparshëm.

Mirëpo, ja që u bë e mundur edhe martesa midis tyre dhe nëse mendojmë se vërtet ka dashuri në atë çift, atëherë kjo është gjëja më e fortë që e godet diskriminimin në themelet e tij. Kaq shumë bëri përshtypje ky fakt në Britani, saqë edhe peshkopi gjatë dasmës së tyre, ndër të tjera, citoi edhe këto fjalë: “Sepse kur dashuria është rruga, ne e trajtojmë njëri-tjetrin sikur të ishim një familje”.

Bota ka nevojë për humanizëm dhe për t’i pranuar të tjerët ashtu siç ata janë. Raca, etnia, gjinia, orientimi seksual, apo çdo kriter tjetër që vetë ne e kemi vendosur si kriter dallues, është i kotë. Cilësia që duhet t’i dallojë njerëzit, është pastërtia e shpirtit. Për çdo gjë tjetër ne jemi plotësisht të barabartë.