EMRI/ Operacioni “Ranishtja 4”, pas 12 zyrtarëve arrestohet një tjetër i kërkuar

582
Policia e Lezhës ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ranishtja 4” ” ku u arrestuan zyrtarë për tjetërsim me pronat.
Njoftimi i policisë
Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko – Financiar në D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe me Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :
-Nikoll Tinaj, 58 vjeç , banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.104 datë 26.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .
Sigal