Ekzekutimi i trefishtë / Shqipëri-Hollandë grup të përbashkët hetimi

536
Një grup hetimor i përbërë nga prokurorë të Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë dhe të Prokurorisë së Roterdamit në Holandë, do të merren me çështjen e vrasjes së trefishtë të ndodhur në bulevardin “Zogu I” në fund të muajit maj.
Në këtë ngjarje ku humbën jetën Mentor Lufi, Durim Sulku dhe Gerti Goxhaj, sipas hetuesve e ka zanafillën në vrasjen e mëparshme të Ilirjan Sulkut në Roterdam të Holandës. Për shkak të lidhjeve mes dy ngjarjeve, është parë e arsyeshme që të ngrihet një grup i vetëm i përbashkët hetimor, në përbërje të të cilit do të jenë hetues nga të dyja palët.
Sigal