Durrës/ Humb jetën 70-vjeçari

419
Sigal

Një tjetër pushues është mbytur paraditen e sotme në plazhin e Durrësit. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur, por bëhet fjalë për një turist boshnjak, rreth 70 vjeç.

Policia e Durrësit thotë se kanë qenë pushuesit të cilët e kanë lajmëruar për një person të mbytur. Pavarsisht ndihmës së pushuesve të tjerë, i moshuari boshnjak nuk ka mundur të mbijetojë. Kjo është viktima e pestë në këtë sezon vetëm në plazhin e Durrësit.