Do shkëmbenin drogë nëTiranë, arrestohen dy shqiptarë, një sirian në kërkim

394
Policia e shtetit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një të tretë në kërkim.është shpallur në kërkim. Aksioni është bërë nga policia gjatë ditës së sotme.
Specialistët e Komisariatit numër 1, është bërë arrestimi ne flagrance i shtetasve:
Klejd Myftarago, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Klauden Muçogllava, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Është shpallur në kërkim policior shtetasi:
H., 18 vjeç, me kombësi Siriane dhe Shqiptare, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye pasi dyshohej se në afërsi të një karburanti pranë një qendre tregtare shtetasit Klejd Myftarago, Klauden Mucogllava, Ë. H. dhe disa persona të paidentifikuar, do të kryenin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike të llojt “Cannabis Sattiva”.
Në momentet e ndërhyrjes nga policia, shtetasi Klejd Myftarago, i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz” dhe pasagjer ishte shtetasi Klauden Muçogllava, kanë ndezur automjetin e tyre për tu larguar, por janë neutralizuar menjëherë nga punonjësit e policisë.
Shtetasi W. H., i cili ishte drejtues i automjetit tip “Chevrolet” pas thirrjes së punonjësve të policisë “Ndal Policia” ka arritur të largohet me shpejtësi, duke dëmtuar njërin nga mjetet e punonjësve të policisë.
Sigal