Kundërshtoi dy punonjës policie, arrestohet 31-vjeçari

394
Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Sokol Mhilli, 31 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, pasi ka kundërshtuar dy punonjës të policisë.
Burime nga policia thanë se 31 vjeçari është ndaluar nga policia për verifikim në lagjen “Vaso Kadia, por në këtë moment ai ka kundërshtuar për shkak të detyrës dy punonjës të Policisë së Rendit Publik. Shtetasi në fjalë akuzohet për veprën penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Sigal