Shpërthim në Tiranë, 3 plagosen mes tyre dhe Armand Ceka

590
Sigal

TIRANE– Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në hyrje të një lokali i cili administrohej nga biznesmeni i ndërtimit Armand Ceka dhe Artur Sharra. Nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Pjetër Budi” janë plagosur 3 persona, mes tyre dhe 2 administratorët e “Crifon” i cili përdorej si lokal dhe hotel. Të plagosurit janë Julian Çela 28 vjeç dhe Armand Ceka 33 vjeç,  janë në gjëndje të rëndë në Spitalin e Traumës, ndërkohë që Artur Sharra 46 vjeç është i plagosur më lehtë. Shpërthimi ndodhi në hyrje të “Qytetit Studenti”.
“Ndodhi një shpërthim i madh. Shikoj një njeri që ulëret, komplet i mbushur me gjak.  Më pas një makinë mori të plagosurit, më duket se njërit i ishin prerë këmbët. Dëgjoja të bërtitura dhe klithma”
ORA 12: 09 HETIMET PARAPRAKE: ARMAND CEKA OBJEKTIV I ATENTATIT
Nga hetimet paraprake mësohet se objekt i atentatit është biznesmeni Armand Ceka. Shpërthimi mendohet se ka ndodhur në momentin kur personat, kanë dashur të hapin lokalin. Ky është atentati i dytë ndaj biznesmenit Ceka, të cilit më 4 shtator i është vënë eksploviz makinës së tij. Automjeti pësoi dëme materiale ndërkohë që Armand Ceka nuk pësoi lëndime.

ORA 11: 46: MJEKET: CEKA DHE ÇELA NE GJENDJE TE RENDE
Mjekët e spitalit Ushtarak thonë se “Armand Ceka ka humbur shumë gjak”. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe Julian Çela,  i cili rrezikon të humbasë këmbën. Artur Sharra, 46 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ORA 11: 39 POLICIA: SHPERTHIMI ME EKSPLOZIV
Policia konfirmon se kemi të bëjmë me shpërthim me eksploziv. Po punohet për mbledhjen e provave.

ORA 11:10 JULIAN CELA  RENDE 
Godina ndodhet 100 metra në vijë ajrore nga ambasada amerikane duke bërë që në vendngjarje për t’u interesuar të mbërrijnë dhe personel i  kësaj ambasade. Shpërthimi ka qenë vërtet i fuqishëm dhe ndodh në një zonë të populluar, pranë së cilës ndodhet dhe kopshti public 41.Julian Çela është në gjëndje më të rëndë në spitalin e traumës.

ORA 10: 55 I PLAGOSUR ARMANDO CEKA 
I plagosur ka mbetur biznesmeni i ndërtimit Armando Ceka, i cili më 4 shtator iu vu eksploviz makinës së tij. Automjeti pësoi dëme materiale ndërkohë që Armando Ceka nuk pësoi lëndime.

ORA 10:10  NE VENDNGJARJE FORCAT E POLICISE 
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e komisariatit 1 por dhe drejtuesit e policisë së Tiranës.
Në vendngjarje janë dhe ekspertë të xhenios për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit. Dyshohet se kemi të bëjmë me një shpërthim me eksploziv. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.Godina ku ndodhi shpërthimi është dy katëshe, dhe përdorej si lokal dhe hotel.