Burri rrëfen pasi u masakrua me thikë nga gruaja: Kam qënë në gjumë

82
Gruaja e cila goditi burrin me thikë rrëfeu se marrëdhëniet me të nuk ishin aspak të mira, madje ajo ishte mënjanuar për shkak edhe të gruas së dytë të tij. Por një reagim ka ardhur edhe nga i dëmtuari, i cili është rrëfyer para policisë se ai ka qënë në gjumë kur është goditur gjashtë herë me thikë. Besnik Basha, i plagosur nga e shoqja, është shprehur për oficerët e Policisë Gjyqësore se ajo muajt e fundit kishte probleme me shëndetin mendor.
Sipas tij, ai ka tentuar dy-tri herë ta dërgojë për vizitë te mjekët psikiatër, por ajo nuk ka pranuar. Në deklaratën e tij 45-vjeçari ka mohuar ta ketë keqtrajtuar gruan. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë se shkak i gjendjes së saj të jetë bërë xhelozia, pasi ai jetonte bashkë me dy gratë dhe 10 fëmijët, katër me njërën prej grave dhe gjashtë me tjetrën. 
Ndonese ndodhet ende në spitalin rajonal të Peshkopisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 45 vjeçarin, për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”. I pyetur për rrethanat e ngjarjes që sollën plagosjen e tij me thikë, Besnik Basha ka deklaruar për grupin hetimor se kishte mall për gruan, Rudinën, dhe gjashtë fëmijët, si dhe kishte udhëtuar nga fshati Dragu për në Qytetin e Ri, Bulqizë. 
“Gjashtë muajt e fundit Rudina nuk ka qenë mirë. Ishte në depresion. I jam lutur disa herë ta dërgoj për vizitë te mjekët. Ajo nuk pranonte”, ka deklaruar ai.
“Isha në gjumë dhe kur jam goditur për herë të parë me thikë, ndjeva sikur dikush më goditi me grusht në bark. U zgjova menjëherë. Pashë Rudinën me një thikë në dorë. Nuk mu dha fare që ta ndaloja. Ajo vazhdoi të më godiste. Pasi mora dy-tri goditje, rashë pa ndjenja. Nuk mbaj mend çfarë ndodhi më tej”, është shprehur Besnik Basha.