‘Babai në gjendje të rëndë, kërkojmë një helikopter’, apeli i qytetarit nga Kukësi

50

Jetmir Rexhmati nga fshati Tërshenë i Kukësit bën apel për ndihmë pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e gripit.

Ai është shprehur gjatë një telefonate se fshati ka një qendër shëndetësore por nuk ka në dispozicion ilaçe më të cilat mund t’i vihet në ndihmë 47-vjeçarit të sëmurë.

Jetmiri u shpreh se, rruga për në fshatin ku banon ai është e pakalueshme pasi ka prani të madhe të dëborës me një trashësi prej 1.2 metrash.

‘Kemi kontaktuar emergjencat për një helikopter, më thanë fillimisht se është në Sarandë për momentin.

Por nuk na e kanë ofruar këtë ndihmë. Mjeku ka thënë se duhen disa ilaçe të cilat qendra shëndetësore nuk i disponon, kërkojmë një helikopter për transportimin e tij në spital sepse është në gjendje të rëndë’,-apelon Jetmiri.